Dendias sot në Kosovë, Mitsotakis rikthehet në Shqipëri të enjten

Dendias sot në Kosovë, Mitsotakis rikthehet në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Greqise, Kyriakos Mitsotakis gjate ceremonise zyrtare te pritjes para Samitit BE-Ballkan Perendimor, organizuar ne Tirane, foto: LSA

Kryeministri grek do rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor. Burimet për Ora News bëjnë me dije se Kiriakos Mitsotakis do të vizitojë zonën e Himarës, Dropullit dhe Finiqit.

Vizita ishte parashikuar që të mbahej më 6 dhjetor në kuadër të samitit të Bashkimit Europian Ballkani Perëndimor.

Pritet që gjatë kësaj vizite ta shoqërojë vetë kryeministri Edi Rama por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Kryeministri grek pritet të jetë në Himarë në orën 9:30 të mëngjesit përballë zyrave të Omonias. Më pas do të vizitojë një shkollë, kishën e fshati dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona.

Ndërkohë sot në Kosovë ndodhet Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias. Ai do të takohet me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Siç ka njoftuar MPJ-ja greke, ndër temat kryesore që do t’i diskutojnë Dendias dhe Gërvalla është dialogu Kosovë-Serbi.

“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim e kësaj ministrie.

Dendias sot në Kosovë, Mitsotakis rikthehet në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Greqise, Kyriakos Mitsotakis gjate ceremonise zyrtare te pritjes para Samitit BE-Ballkan Perendimor, organizuar ne Tirane, foto: Isa Myzyraj

EMISIONET