Dëmtoi PD në zgjedhje? Meta: Me këtë logjikë Rudina Hajdari do merrte 30 deputetë, proamerikania më serioze

Ilir Meta nuk bie dakord me Lulzim Bashën kur thotë se gjuha e Presidentit gjatë fushatës zgjedhore ka dëmtuar PD.
Nëse do ndiqej kjo logjikë, thotë Meta, ish-deputetja Rudina Hajdari dhe Thurja që ajo përfaqësonte do të kishte kishte marrë 30 deputetë.
Duke mbetur te Hajdari, Meta thotë është e vetmja proamerikane serioze në PD dhe duhet të rikthehet urgjent në PD.
Meta: Gjuha ime në dy javët e fundit të fushatës e dëmtuan PD, sepse kështu thotë Basha? Nuk e dëmtuan lënia e pushtetit vendor, djegia e mandateve? Por nëse do ishte kështu, e nderuara Rudina Hajdari do merrte 30 deputetë. Madje e vetmja proamerikane serioze në PD është Rudina Hajdari e cila duhet të rikthehet urgjent në PD dhe unë e përshëndes që nuk dorëzoi mandatin.
Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.

