Dëmtohen “Gladiatorët”/ Në 7 vite skulpturat e vendosura në sheshin Taulantia, Durrës janë dëmtuar 5 herë

Kompleksi i Gladiatorëve Ilir vendosur në sheshin Taulantia në Durrës është dëmtuar sërish. Mbrojtës të vlerave të trashëgimisë kulturore bëjnë thirrje për ruajtjen e këtyre skulpturave dhe identifikimin e autorëve.

Shpata e mburoja të thyera.

Kompleksi i Gladiatorëve Ilir vendosur në sheshin Taulantia në Durrës është dëmtuar sërish.

Prej vitit 2015 kur veprat e skulptorit të njohur Janq Paço u vendosën në këtë shesh ato janë bërë pre e sulmeve vandale të paktën 5 herë.

Geri Emiri nga shoqata “Amfora” thotë se këto skulptura, dëshmi e trashëgimisë kulturore duhet të mbrohen. Ai sugjeron monitorimin e tyre me kamera.

"Ajo që mund të jetë një zgjidhje nga ana e pushtetit vendor në të gjtiha qytete e vendit është monitorimi 24 orë me kamera dhe patrullimi i policiisë bashkiake sepse të gjitha këto raste janë kthyer në monumente shqetësuese," tha ai.

Nga institucionet po ashtu kërkon identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësive të vandalëve.

"Zbulimet e këtyre rasteve janë shumë të pakta dhe prokuroritë e policitë nuk janë ende të afta për ti vënë para përgjegjësisë," tha ai.

Një pjesë e këtyre skulpturave janë thyer për shkak se nuk u realizuan kurrë në bronz ashtu sic ishte parashikuar në projektin e artistit Vangjel Toçi 50 vite më parë.

EMISIONET