Rafineria për skrap? Kamionët e futur natën alarmojnë naftarët e Ballshit: Do ruajmë natë dhe ditë, pa të mbaruam

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë këtë të premte në protestë. Ata dyshojnë se pajsje të rafinerisë po merren nga persona ende të paidentifikuar, dhe për këtë thonë se nëse nuk do të ketë reagim të institucioneve ata do ta mbrojnë rafinerinë me trupat e tyre. Sindikata kërkon zbatimin e një vendimi të gjykatës për t’i paguar naftëtarët për disa paga të prapambetura.

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh nuk gjejnë qetësi. Hyrja e disa mjeteve të paidentifikuara brenda mjediseve të Uzinës, i ka alarmuar naftëtarët të cilët të premten dolë në protestë.

Dyshojnë se rafineria po demontohet, ndërsa paralajmërojnë se do ta mbrojnë objektim me trupat e tyre.

Para Uzinës e cila qëndron e mbyllur dhe pa punë, paralajmëruan veprime ekstreme nëse shteti nuk merr pasa të menjëhershme.

Pagën 30 mijë lekë për 2 vitet e ardhshme të miratuar nga qeveria e konsiderojnë lëmoshë.

Ata iu drejtuan personalisht kryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar premtimet e pambajtura.

"U alarmuam nga kotenierët që janë futur aty natën. Nuk e dimë çfarë bëhet. Nga kjo u grumbulluam sot. Nuk duhet ti shkojë në mend qeverisë të bëjë demontimin e uzinës, e mbrojtëm me gjak në '97."

"Kontenierët janë futur brenda, do të thotë se uzina po shkon për skrap. Kështu punohet në Shqipëri me grabitje dhe mafie. Nëse kjo shkon për skrap kemi dy vjet pa marrë pagat, të na likujdojnë neve të parët dhe pastaj të vazhdojë puna. Në të kundërt këtu nuk ka për të kaluar as Zot jo më njeri apo kontenier."

"Jam vetë i pestë, me 300 mijë lekë si t'ia dal?"

"Hallet na kanë filluar nga 2013, këto paga kërkojmë.Janë futur kamionë brenda. prandaj jemi mbledhur. Do ruajme me turne. Rama të shmangë konfliktin fizik. Unë që kam më pak, kam mbi 7 milion lekë nga gjyqi. Rama i ka në kasafortë lekët tona, të bashkohemi dhe t'ja marrim. Jemi kundër demontimit të uzinës,  në të kundërt Ballshi mbaroi. Rrugën na e mori.

Zero investim Mallakastra. Nëse nuk e vë në punë gjithë uzinën, të vërë gjysmën e saj. Janë 900 naftëtarë që kanë paga të prapambetura. Paga e qeverisë është që të shmangin pisllëqet që kanë bërë. Do mblidhemi çdo ditë dhe të hënën  do ketë shumë njerëz. Do futemi të nxjerrim me dhunë kontenierin. Pse i sjell natën dhe jo ditën".

Greva e një viti më parë e naftëtarëve çoi në një marrëveshje mes tyre dhe qeverisë për një pagë 40 mijë lekë, ndërsa për dy vitet e ardhshme ata do të marrin 30 mijë lekë në muaj.

EMISIONET