Demokratët grisin kartën e anëtarësisë: Më rëndon emri i Bashës, Luli sot nuk ekziston më

Ndërsa është duke vazhduar votimi për referendumin e shkarkimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, disa demokratë kanë grisur teserën e partisë.

Disa anëtarë të PD-së në rrethe kanë grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar.

Ata shprehen se janë anëtarë të PD-së qysh në vitin 1991 dhe se Basha i ka bërë anti-amerikanë, prandaj grisin kartat me emrin e tij.

“Jam anëtar qysh në vitin 1991 dhe më rëndon emrin i Bashës që na bën anti-amerikan. Ne jemi pro-amerikanë. Rroftë PD.”

“Unë jam anëtar në PD qysh në vitin 1991, sot nuk e gjej emrin në listat e PD-së asgjëkund. Sot kam votuar me kartën e Bashës, por Luli sot nuk ekziston më."

EMISIONET