Demenca dhe Alzheimeri, neurologia Basha: Ndihma mjekësore është më efektive në fillimet e sëmundjes

Sëmundjet si demenca dhe Alzheimeri po prekin gjithnjë e më shumë persona, kryesisht mbi moshën 65 vjeç. Neurologia Entela Basha shpjegon se demenca nuk është thjesht harresë, por një çrregullim neurologjik që përfshin simptoma të ndryshme, si vështirësi në kujtesën afatshkurtër, përqendrim, orientim dhe, në fazat e avancuara, edhe mosnjohjen e familjarëve apo humbjen e aftësisë për të kryer veprimet e përditshme

Sëmundjet si Demenca dhe Alzheimeri po prekin një numër gjithnjë e më të madh personash, kryesisht mbi moshën 65 vjeçare, paralelisht me plakjen natyrale të trurit.

Neurologia Entela Basha, në një intervistë për “Ora News”  ndau disa nga pikat kyçe që çdo qytetar duhet të dijë për këtë gjendje shëndetësore komplekse.

Neurologia theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke sqaruar se ndihma mjekësore është më efektive në fillimet e sëmundjes, megjithëse këto simptoma shpesh neglizhohen ose ngatërrohen me lodhje, stres apo plakje normale.

Mjekja sugjeron një jetë aktive mendërisht dhe fizikisht, si dhe ruajtjen e kontakteve sociale, si ndër mënyrat më të mira për të reduktuar rrezikun e prekjes nga demenca.

EMISIONET