Demalia: Si ka mundësi që një zyrtare me 1 mijë euro rrogë ka 500 mijë euro cash në shtëpi?
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se nëse një qytetar kapet me 500 mijë dollarë duet të arrestohet për mosdeklarim të ardhurash.
Ai tha se si ka mundësi që një zyrtare me 1 mijë dollarë rruga ka 500 mijë euro cash dhe shtoi se Klosi duhet të arrestohet dhe të merrej nën hetim
Demalia: Nëse unë si qytetar kapem me 500 mijë dollarë në shtëpi deklarohem për mosdeklarim taksash. Kjo po ndodh sot në ShBA me Trump për mosdeklarim. Ky Dumani ja ku e ka rastin. Si ka mundësi që një zyrtare me 1 mijë dollarë rruga ka 500 mijë euro cash. Kjo duhet të arrestohet dhe të merrej nën hetim.
Të janë të korruptuar. Nuk ka nevojë për hetime se shohim luksin dhe vilat e tyre. Këta kanë krijuar një rrjet kriminale që shfaqet edhe në ndërtimet e Tiranës. sot i pashë ndërtimet që janë edhe pa leje dhe që kanë shëmtuar kryeqytetin.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

