Demalia: Nuk ka Ballkan të Hapur pa Kosovën, Tirana po ia mbyll derën, Vuçiç të kërkojë falje për krimet
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se nuk mund të ketë një Ballkan të Hapur kur Shqipëria injoron Kosovën, duke shkelur mbi interesin kombëtar të shqiptarëve.
Sipas tij, Kjo është një darë shtrënguese dhe një derë që i mbyll Tirana Zyrtare Kosovës duke e cilësuar si një gjë të pakonceptueshme për një vend që pretendon për një bashkim kombëtar.
Demalia: Nuk e kuptoj se si mund të kemi një Ballkan të Hapur kur Shqipëria injoron Kosovën, duke shkelur mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Ky Ballkan i Hapur është vetëm me 3 nga 6 shtete. Çfarë Ballkani i hapur është ky? Kjo është një darë shtrënguese dhe një derë që i mbyll Tirana Zyrtare Kosovës. Marrëdhënie mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët. Kjo është e pakonceptueshme për një vend që pretendohet për një bashkim kombëtar. Ne kemi pasur lidera që historikisht kanë shkelur interesat kombëtare për të mbajtur pushtetin e tyre. Kjo ka ndodhur me të gjithë liderat deri tek Edi Rama. Pse nuk mund të gjendet një gjuhë mes nesh?
Nga ana tjetër Vuçiçi ka qenë Gëbelsi i Millosheviçit dhe nuk ka kërkuar falje. Shteti serb nuk ka paguar dëmshpërblim për gjenocidin që ka bërë. Mos të kishte ndërhyrë SHBA dhe BE, do të kishim shfarosje. Gjermania ka kërkuar falje pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka bërë më pak Gëbelsi Vuçiç ndaj Kosovës dhe të shkosh sot të ulesh i përulur. Të mos harrojmë se SHBA jo gjithmonë ka të drejtës, sepse ka dështuar në disa vende. Po të kishte qenë Trump dhe mund të ishin hequr trupat në Kosovë, prandaj ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Nëse do të kishim bashkëpunuar do të ishim një faktor në një rajon, por liderat tanë nuk kanë bashkëpunuar. Kështu që Serbët po dalin si të barabartë dhe thotë Vuçiç se janë vrarë nga të dyja palët.
Demalia shtoi se shqiptarëve u cenohen interesat kombëtare, sepse një tërheqja e amerikanëve nga kosova, Serbia futet me dajre.
Demalia: Sigurisht që rajoni ka nevojë për hapja dhe investime të huaja. Edhe në SHBA ka investime kineze, por nuk cenojnë interesat kombëtare se janë të rregulluara. Ndërsa ne na cenohen interesat kombëtare, sepse një tërheqja e amerikanëve nga Kosova Serbia futet me dajre. Pjesa tjetër është patriotizëm folklorik. Se po të ishim zhvilluar ne me një drejtësi dhe një shtet të së drejtës do të ishim një forcë ekonomike. Ama Kosova merr shumicën e produkteve nga Serbia, Shqipëria merr miellin nga Serbia. Çfarë raporti do të jetë ky me një Ballkan të hapur, në favor të Serbisë? Çfarë prodhojmë ne dhe si e kemi raportin tregtar?

