Demalia: Kreu i KLSH-së e ka mbushur institucionin me familjarë dhe dashnore të administratës
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se Arben Shehu, kreu i KLSH-së, i gjithë institucioni është mbushur me njerëz familjarë dhe dashnore të administratës.
Ai tha se aty janë familjarë nga policia dhe deri tek ministrat, dhe se nepotizmi korrupsion është në vetvete dhe se rreth 40 veta që marrin rroga pa shkuar në punë.
Demalia: Arben Shehu, kreu i KLSH-së, i gjithë institucioni është mbushur me njerëz familjarë dhe dashnore të administratës shtetërore, duke filluar qysh nga policisë dhe deri tek ministrat. Nepotizmi korrupsion është në vetvete. Jo vetëm kaq, por aty janë rreth 40 veta që marrin rroga pa shkuar në punë.
Kjo administratë ka marrë fund dhe duhet të rrëzohet sot. Po flasim për rrëzimin e Ramës, por kush do të rrëzojë. Arroganca e Ramës dhe qeverisë në këtë pisllëk që po shkatërron edhe të ardhmen e vendit. Këtu opozitë nuk ka, presion mediatik nuk ka, presion publik nuk ka.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


