Delta, pandemia e të pavaksinuarve, spitalet anti-Covid në gatishmëri
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, në një intervistë për gazetaren Anxhela Celibashi, tha se rritja e rasteve me variantin Delta lidhet me vaksinimin.
Ajo bën me dije se mbi 95% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, dhe thekson se spitalet anti-Covid do të jenë në gatishmëri në varësi të situatës pandemike në vend. Tomini rekomandon vaksinim për të gjithë popullsinë, duke sugjeruar se maska duhet të mbahet në ambiente të mbyllura edhe nëse jemi të vaksinuar.
"Kjo tendencë në rritje e trenasmetueshmërisë lidhet në mënyrë direkte me me faktorin tepër të rëndësishëm, që është vaksinimi. Sa më shumë të vaksinohemi, aq më shumë do ulim nivelin e transmetueshmërisë, do ulim format e rënda, do ulim hospitlizimet dhe më pas vdekjet.
Prandaj është quajtur tashmë, pandemia e të pavaksinuarve. Është shumë e rëndësishme të përvijojmë vaksinimin, për të ulur transmetueshmërinë", thotë Tomini për Ora News.
A do të ketë rihapje të spitaleve?
Në momentin kur do të ezaurohen kapacitetet e spitalit Covid-1 që është spitali infektiv, më pas do të pasohet me haopjen e spitlit Covid-3, i cili do të hapet sipas veprimit të skenareve në mënyrë të përshkallëzuar. Spitalet janë në gatishmëri në bazë të ecurisë së situatës.
Në bazë të skenareve të gjitha kapacitetet spitalore do të jenë në gatishmëri të pandemisë.
Ne duam mos përsëritet tabloja e viti 2020, ku kemi pasur një trend në rritje të rasteve të hospitalizuara.
Me një ndërgjegjësim më të madh të popullatës, me thirrje për përgjegjësimin e qytetarëve, me shtim të mbulesës vaksinale, shpresojmë në minimizimin e rasteve të hospitalizuara.
Detyrimi i vaksinimit a e ka shtuar interesin e qytetarëve për tu vaksinuar? Dhe si është raporti midis gjendjes dhe kërkesës për tu vaksinuar?
Ka një interes që është i rritur. Vihet re ndjeshëm rritja e numrit të personave që kërkojnë të vaksinohen. Fakti i kontakteve t shumta, tashmë që fillon shklla kërkon një ndërgjegjësim nga të gjithë .
I bëjmë thirrje popullatës që muaji shtator është një muaj tjetër i hapur për popullatën mbi 18 vjeç që janë të interesuar të vaksinohen . shpresojmë të kemi fluks të ulët të pacientëve që mund të hospitalizohen.
Certifikata e vaksinimi tregon një mbrojtje të ndaj të gjithë mutacioneve të COVID. Indivdët që kanë kaluar Covid, antitrupat nuk mbrojnë nga mutacionet dhe nuk dihet për sa zgjat mbrojtja e tyre dhe për këtë edhe ata persona duhet të bëjnë vaksinën. Edhe pse personat janë vaksinuar ata duhet të respektojnë masat dhe të mbajnë maska. Masat duhet të respektohen.
Subjektet publike dhe orivate duhet të respektojnë të gjitha protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik. Në ambiente të mbyllura duhet të mbajmë maskën, edhe opse do të jemi në statusin e të vaksinuarve.
Si paraqitet gjendja e personave të hospitalizuar? Për çfarë grupmoshash bëhet fjalë?
Aktualisht në spitalin infektiv kemi nga të gjitha grupmoshat dhe moshat e reja kanë shfaqur klinikë agresive dhe janë në monitorim intensiv. Mbi 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.
