Makina bëhet shoshë në aksin Levan-Vlorë, humb jetën 53-vjeçari nga Shkodra
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 22:46

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Një automjet tip "Covert" me drejtues me një person 53-vjeçar, banues në Shkodër, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip "Covert" me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.





