Hodhi nga ballkoni bashkëjetuesen, gjykata mbyll në qeli 62-vjeçarin Dilaver Idrizi
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 62 vjeçarin Dilaver Idrizi, i cili u arrestua nga policia pas dhunë shtazarake të ushtruar ndaj bashkëjetueses, të cilën më pas e hodhi edhe nga ballkoni. Ajo ndodhet ne gjendje të rënë në spital ndërsa ka mundur ta tregoje ngjarjen vajzës së saj e cila ka bërë edhe denoncimin.
62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe tentativës së vrasjes, pasi hodhi nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale.
Ai ka dalë këtë të shtunë para gjykatës ku prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg.
Vetë 62-vjecari nuk ka pranuar të flasë parë gjykatës, ndërsa avokati I caktuar kryesisht ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie. kërkesë kjo që nuk u pranua nga gjykata.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi këtë të shtunë të lërë ne burg 62 vjeçarin deri në përfundim të hetimit.
Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni.
Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.
Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore.
Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata kanë qenë prezent në disa raste dhune.

