Babai nuk do ia linte trashëgimi, 60 vjeçari ekzekuton përfituesin, flasin fqinjët: Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos

5 të shtëna dhe dy viktima në Korçë. Shkak është bërë vendimi i të moshuarit për ti lënë apartamentin djalit të gruas që prej katër vitesh e mbante. Autori u kthye nga Greqia duke refuzuar heqjen dorë nga trashëgimia duke shkaktuar një tjetër tragjedi.

Pretendimet për një apartament dhe një shumë financiare sollën dy viktima në Korçë mbrëmjen e së mërkurës.

61-vjeçari Ilo lluka qëlloi katër herë me pistoletë ndaj Emiliano Pines në lagjen 18 duke e plagosur rëndë e më pas 40-vjeçari ndërroi jetë në spital. Pas krimit autori kreu vetëvrasje.

Burimet nga grupi hetimor shprehen se babai i 60-vjeçarit dëshironte që pronën dhe shumën financiare t’ia linte Pines, kjo pasi prej 4 vitesh nëna e tij i shërbente pasi ai ishte në pamundësi fizike.

Madje edhe fqinjët konfirmojnë marrëdhënien. Armët e shkrepura tronditën banorët. sipas hetimeve LLuka e gjeti në lokalin e lagjes 40-vjeçarin, dhe pasi e ka thërritur jashtë ambienteve e ka qëlluar me katër plumba

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi mori njoftimin për vendimin e marrë prej babait u kthye në vendlindje ku dhe kreu krimin.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tha njëri prej tyre.

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, ka deklaruar një tjetër.

EMISIONET