Dedaj: Berisha krijon më shumë zhurmë sesa pjesëmarrje, PD po kalon në një proces qesharak

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Everest Dedaj u shpreh se Berisha krijon më shumë zhurmë sesa pjesëmarrje, pasi i njeh procedurat në PD.

Dedaj theksoi se kështu po krijohet një proces me zhurmë që të shkohet drejt kuvendit në 11 dhjetor, në mënyrë që të mos kuptohet qëllimi, por të ketë një tubim politik.

Dedaj: Berisha krijon më shumë zhurmë sesa pjesëmarrje. Berisha i njeh mirë procedurat dhe statutin. Sjellja e tij është personale. Sot PD po kalon në një proces qesharak. Berisha për ta bërë procesin e besueshëm mund t’i dorëzonte firmat në sekretariat.

Kështu po krijohet një proces me zhurmë që të shkohet drejt kuvendit në 11 dhjetor, në mënyrë që të mos kuptohet qëllimi, por të ketë një tubim politik.

EMISIONET