Deda: Berisha nuk drejton PD-në, por një lëvizje brenda saj, grupi i Alibeajt vetëm televiziv

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Reldar Deda, kryeredaktor i Liberale u shpreh se është realitet që Berisha ka pjesën më të madhe të militantëve, por nuk përfaqëson frymën në PD-së.  

Sipas tij, Berisha nuk drejton PD-në, por ka një lëvizje brenda PD-së dhe se krizën në kupolë e kanë transmetuar edhe në bazë, tek simpatizantët.

Deda: Është realitet që Berisha ka pjesën më të madhe të militantëve, por nuk përfaqëson frymën në PD-së, sepse mendoj se sot bie ndesh me frymën e kësaj partie. Pikat e Bardhit dukeshin si një ëndërr. Grupi i Alibeajt është një grup televiziv sepse nuk është se ka dalë në terren.

Ama Berisha nuk drejton PD-në, por ka një lëvizje brenda PD-së. Alibeaj ka numrin më të lartë të deputetëve në grupin parlamentar, se ndryshe nuk do të takohej me ta Berisha. Këta krizën në kupolë e kanë transmetuar edhe në bazë, tek simpatizantët. Shumë demokratë nuk e pranojnë që Berisha është shpallur non grata nga dy shtete.

EMISIONET