Dëbora zbardh Elbasanin, bllokohen rrugët, mbyllen dy shkolla në Labinot-Mal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 17:52

Ditën e sotme dëbora ka zbardhur edhe malet e njësisë administrative Labinot-Mal te qytetit te Elbasanit.
Ora News mëson se për shkak të dëborës e cila ka shkuar deri në 15 centimetra, rrugët janë të bllokuara duke sjellë edhe mbylljen e 2 shkollave të kësaj njësie.
Shkollat që janë të mbyllura janë ato të Gurit të Zi dhe shkolla 9-vjeçare, Labinot-Mal pasi arsimtaret e kanë pasur tepër të vështirë për të hyrë në fshat dhe autobusi për mësuesit është kthyer për në Elbasan.

