Debate për sulmet kibernetike, deputeti i PD rikujton kontratën e 14 janarit

Debatet në sallën e parlamentit mbi hakerimin e të dhënave personale zbulojnë detaje mbi fondet e shpenzuara për ruajtjen e të dhënave.

Deputeti i PD-së Helidon Bushati ka sjellë në vëmendje kontratën e nënshkruar në datën 14 janar të këtij viti, por që me sa duket nuk ka dhënë rezultatin e duhur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kontrata që ne të gjithë bashkë nënshkruam në janar ishte për të parandaluar apo gjurmuar sulmet kibernetike. A kemi informacion ne nga kjo kompani se sa institucione ka monitoruar dhe cilat janë gjetjet? Asnjë informacion nga kryeministri," tha ai.

Në reagimin e saj ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka kërkuar që sulmi armik i Iranit ndaj Shqipërisë të mos përdoret për interesa partiake.

"Ky ishte një akt agresioni, vendi ynë u sulmua pa shkak nga një vend që ne sot kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.

Në vend që të hedhim akuza dhe baltë mendoj që do të duhet të japim tek agresori, por dhe tek të gjithë partnerët që na kanë mbështetur, imazhin e një klase politike dhe një shoqërie të bashkuar," tha ajo.

Prej tre muajsh hakerat  iranianë kanë nisur të publikojnë të dhënat e marra nga sistemi i e-albanias, ndërsa qeveria ka theksuar se ka arritur të përballojë sulmin duke mos lejuar dëmtimin apo fshirjen e tyre.

EMISIONET