Debate në PD nga përjashtimi i Berishës, Leskaj: Nuk na le partia të flasim, Alibeaj: Ta gëzoni vendimi e ri

Në një lidhje direkt nga Selia e PD-së, gazetarja e Ora News, Nertila Dosti bëri me dije se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ka sjellë shumë pakënaqësi te demokratët.
Ajo tha se Enkelejd Alibeaj u është drejtuar gazetarëve duke u thënë që të gëzojnë vendimin e ri.
Po ashtu edhe Bujar Leskaj është shprehur se nuk është autorizuar nga lart që të flasë se nuk e lejon partia.
Mësohet se vendimi ka qenë i papritur sepse nuk ka qenë i konsultuar me strukturat e partisë dhe vendimi ka shkaktuar mjaft debate në selinë blu.
Nga ana tjetër vetë ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si një vendim të pa konsultuar të Bashës dhe si një shitje të sovranitetit të PD-së.
Berisha ka siguruar që nesër do të jetë në parlament dhe do të luftojë për sovranitetin e PD-së, sepse ka demokratët pas.


