Debat në Kuvend për energjinë, Berisha: Rama të japë llogari. Ahmetaj mbron qeverinë

Opozita dhe mazhoranca patën përplasje në lidhje me situatën energjike në vend gjatë seancës parlamentare. Kreu i partisë demokratike Berisha akuzoi qeverinë se po vjedhin haptazi energjinë elektrike ndërsa i kërkoi kryeministrit Rama të japë llogari dhe të mos fshihet pas ministres Balluku.

Kuvendi u përfshi në debate të forta në lidhje me situatën energjetike në vend. Opozita akuzoi qeverinë se ka vjedhur haptazi energjinë duke i rënë në kurriz familjeve shqiptare.

Sali Berisha: Ai ka frikë të përballet por nuk mund të fshihet pas Ballukut. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”

“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike

Arben Ahmetaj: "Ka kaluar me mbështetjen sociale edhe përtej asaj që një qeveri në kushtet e Shqipërisë mund të bëjë. Ajo që po bën qeveria me energjinë është e pashembullt në aspektin e subvencionimit e mbështetjes së qytetarëve"

Nga ana e saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzoi opozitën se me deklaratat e saj po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike.

EMISIONET