DASH çon në Kongresin amerikan emrat e 4 pjesëtarëve të familjes Berisha

DASH çon në Kongresin amerikan emrat e 4 pjesëtarëve

Ambasada Amerikane në Tiranë ka risjellë në vëmendje edhe njëherë përcaktimin e ish kryeministrit Sali Berisha në listën e personave non grata për korrupsion madhor.

Në një njoftim të publikuar në twitter nga ambasadorja Yuri Kim, njoftohet se Departamenti i Shtetit ka paraqitur në kongres, listën e personave të përcaktuar publikisht non grata për korrupsion madhor.

Në Listimin Publik, për periudhën Prill Qershor 2021, në kapitullin për veprimet e ndërmarra që nga raporti i mëparshëm për përfshirjen në korrupsion të rëndësishëm përfshihen dhe ish kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi.

Lista totale që i është paraqitur kongresit nga Departamenti i Shtetit përmban 68 emra personash nga vende të ndryshme që janë shpallur non grata në SHBA.

DASH çon në Kongresin amerikan emrat e 4 pjesëtarëve

Shikoni listën e plotë

 

EMISIONET