Damalia: SPAK e BKH të hetojë pasurinë e politikanëve dhe familjarëve të tyre në këto 30 vite
Për analistin ilir Demalia, Të gjithë politikanët që kanë qenë në këto 30 vite duhet të hetohen me gjithë paratë e tyre që kanë akumuluar.
Në një intervistë për Ora News, Demalia u shpreh se është ngritur SPAK dhe BKH, dhe për hetimin e tyre mjafton që të shohin shtëpitë dhe vilat, se dosjet janë aty.
Damalia: Të gjithë politikanët që kanë qenë në këto 30 vite duhet të hetohen me gjithë paratë që kanë familjarët e tyre dhe lidhjet që kanë me oligarkinë e krimin. Kjo është e dukshme në Shqipëri dhe të gjithë e dinë, por mbyllin sot e sillen në një rreth me të njëjtën aktorë. Kjo ndodh sepse kjo shoqëri është e kapur. Janë këta politikanë që ia kanë falur pronën klientelës së tyre. Krimi është aq i thellë se nuk di se si do të dilet.
Është ngritur SPAK dhe BKH, çfarë presin ata? Mjafton që të shohësh shtëpitë dhe vilat për t’i hetuar, se dosjet janë aty. Të mos flasim për shkatërrimin historik që kanë bërë ata. Të gjitha dalin në banakët televizive dhe flasin. Janë shumë gazetarë që janë të lidhur me oligarkët dhe flasin në bazë të interesave të tyre. Ky është një problem që duhet ta zgjidhë vetë shoqëria shqiptare, nuk duhet të presë nga ndërkombëtarët.

