Dade: Berishës Nuk i shkon ta shesë veten si patriot, mitingu i sotëm ka të bëjë me non grata-n
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputetja socialiste Arda Dade u shpreh se Nuk i shkon Berishës të dalë e ta shesë veten si patriot.
Ajo tha se ka pasur momente që Berishën historia nuk e nxjerr mirë në raport me Kosovën dhe se mitingu i sotëm ka të bëjë me çështjen ku ndodhet Berisha, për të treguar se ka mbështetje.
Dade: Nuk i shkon Berishës të dalë e ta shesë veten si patriot. Ka pasur momente që Berishën historia nuk e nxjerr mirë në raport me Kosovën. Fishekët shqiptarë të çuar përmes Bullgarisë në Bosnje. Ka momente që Berisha nuk i ka bërë nder çështjes së Kosovës.
Mitingu i sotëm ka të bëjë me çështjen ku ndodhet Berisha, për të treguar se ka mbështetje. Jam në favor të procesit të Berlinit. Shtimi i nismave dhe mbivendosja e tyre nuk është gjë e mirë, por s’mund të kalojmë në ekstrem e të themi që Kosova është vendosur në darë.


