Covid-19/ Sallabanda: Imuniteti që lënë vaksinat mund të zgjasë 6 deri në 12 muaj

Mjeku Kita Sallabanda, shprehet se imuniteti që lënë vaksinat anti-covid, zgjat deri 6 muaj ose një vit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, thotë se mund të kthehemi në procesin e vaksinave të gripit, dhe çdo vit të bëjmë një vaksinë kundër Covid-19, për të fituar imunitetin.

Kita Sallabanda: Deri më tani sipas të dhënave imuniteti që lënë këto vaksina, është 6 muaj, por sipas shkencëtarëve, imuniteti mund të zgjasë edhe 1 vit. Por mund të kthehemi në procesin e vaksinave të gripit, çdo vit mund të bëjmë nga një vaksinë për të ruajtur imunitetin.

Por megjithatë akoma nuk i kemi të dhëna të plota mbi kapacitetin e mbrojtjes të këtyre vaksinave, duhet të kalohen edhe disa muaj që të shohim rezultatet."

EMISIONET