Covid-19 në vend: 405 raste të reja, 5 humbje jete dhe 157 pacientë në spitale

Covid-19 në vend: 405 raste të reja, 5 humbje jete dhe 157

Në 24 orët e fundit janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë këto bashki:

166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 1740

Testime totale              1,370,352

Raste pozitive                196,393

Raste të shëruara            185,317

Raste Aktive                     8,036

Humbje jete                      3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4195

Fier                725

Gjirokastër      530

Berat               475

Shkodër         463

Durrës             415

Elbasan            365

Vlorë                314

Korçë              248

Lezhë              169

Dibër                73

Kukës              64

EMISIONET