Covid-19 në Shqipëri/ Rriten shifrat, regjistrohen 65 raste të reja, asnjë viktimë

Covid-19 në Shqipëri/ Rriten shifrat, regjistrohen 65 raste

Asnjë viktimë  dhe  65  raste të reja, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 22 raste, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier,  Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (03 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         65

Të shëruar në 24 orë       35

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4,471

Testime totale             911,147

Raste pozitive             133,211

Raste të shëruara         130,291

Raste Aktive                      463

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             175

Elbasan           64

Vlorë               43

Shkodër          40

Lezhë              34

Kukës              29

Fier                  27

Berat               23

Durrës             11

Korçë               11

Gjirokastër         6

EMISIONET