Covid-19 në Shqipëri / Asnjë viktimë, regjistrohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 16 raste me Covid-19, regjistrohen në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Elbasna me 4 raste, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.
Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760
Testime totale 880,100
Raste pozitive 132,891
Raste të shëruara 130,152
Raste Aktive 283
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3


