Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë dhe vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë dhe vetëm një

Asnjë viktimë dhe vetëm një rast i ri me Covid-19, është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      4

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2144

Testime totale            817,479

Raste pozitive             132,535

Raste të shëruara       130,027

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       10

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1

EMISIONET