Cili nga politikanët nuk e meriton postin që ka? Qytetari: Janë tu vesh hurin të gjithëve!

Cili nga politikanët nuk e meriton pozicionin ku është? Kjo ishte tema për ditën e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin "Dite e Re", në Rtv Ora.

Kur bie fjala për politikanët tanë pothuajse të gjithë qytetarët janë në një mendje.

Ata thonë se të gjithë duhet të largohen sepse vetëm kështu mund të rregullohet Shqipëria ose të riedukohen e të vazhdojnë të bëjnë punën që kanë siç duhet.  

"Duhet të largohen të gjithë, sepse kështu mund të rregullohet Shqipëria dhe mirëqenia e saj".

"Duhet të largohen të gjithë dhe ti venë kyçin parlamentit se si ika mësuar keq ata".

"Politikanët tanë duhet te riedukohen dhe te vazhdojnë të punën që kanë . të gjithë politikanët  kanë nevojë për rehabilitim, ata duhet të shkojnë në psikiatri, atë kemi se po të kishim ndonjë vend tjetër të kishin shkuar atje".

"Sa për deputetët të largohen të gjithë se na e nxin jetën".

"Më mirë këto që kemi se këto janë ngopur duke vjedhur, kurse kur të vijnë të tjerët janë të pangopur  dhe do i vjedhin të gjitha".

"S'ka shtet fare".

"Tu vesh hurin të gjithëve!"

"Ka persona që nuk e meritojnë. Nuk japin rezultatin që duhet në parlament, nuk flas dot më shumë se jam në marrëdhënie pune".

EMISIONET