Ceremoni spektakolare por pa tifozë. Olimpiada ngre siparin, parakalon ekipi olimpik shqiptar


Në një stadium gjigand dhe të boshatisur, me vetëm 950 të pranishëm, u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokyos.

Perandori japonez, Naruhito, Zonja e Parë e Shba-ve, e shumë personalitete ishin të pranishëm në ceremoni teksa të parët kaluan delegacioni japonez dhe më pas me radhë ekipet olimpike.

Ceremoni spektakolare por pa tifozë. Olimpiada ngre siparin, parakalon

Edhe ekipi kuqezi i Olimpiadës parakaloi teksa Shqipëria perfaqesohet me 9 sportistë, ndërsa Briken Calja dhe Luiza Gega valvitën flamurin kuqezi.

Ceremoni spektakolare por pa tifozë. Olimpiada ngre siparin, parakalon

Ceremoni spektakolare por pa tifozë. Olimpiada ngre siparin, parakalon

Eventi më i madh sportiv nuk mund të mos kujtonte vitin e vështirë nga pandemia dhe gjithçka nisi me një minutë heshtje në kujtim të mijëra viktimave nga covid-19.
Kryefjala e tê gjithë ceremonisë ishin masat kundër covid-19, aq sa edhe për të mos ekzaltuar frymën sportive të eventit në fjalën e Perandorit është hequr fjala festë, apo festive.


204 shtete të globit janë përfaqësuar nga 11.238 atletë pa llogaritur ata nga Koreja e Veriut dhe Guinea që janë tërhequr nga eventi për shkak të frikës nga koronavirusi.

Mesazhi i këtij eventi madhor është ai i rikthimit të jetës në normalitet dhe i shpirtit të garës dhe të sportit që nuk duhet të mungojë kurrë.
Për Shqipërinë, synimi madhor është ai i një medaljeje të parë historike në një Olimpiadë dhe janë 9 sportistë ndaj të cilëve të gjithe shqiptarët kanë kthyer sytë.

Briken Çalja e Luiza Gega janë ata që mund të synojnë medaljen por suprizën mund ta bëjë edhe Matvei Petrov ai i cili i dha edhe një medalje të parë botërore Shqipërisë.
Shpresat janë të mëdha, Olimpiada dhe spektakli sapo ka nisur..

EMISIONET