Cakrani në “Epiqendër”: Rritja e dënimeve për armët pa leje nuk e ka zgjidhur problemin
Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të moderatores së Ora News Sonila Musai, ka shpjeguar rreziqet që një person mund të përballet nëse kapet me armë pa leje.
Ai theksoi se dënimi për këtë vepër ka qenë më parë 3 deri në 7 vite burg, por që në vitet e fundit ka pësuar një rritje, duke arritur në një dënim prej 5 deri në 10 vjet.
Sipas Cakranit, ndonëse ka pasur një rëndim të kodit penal, ky ndryshim nuk ka sjellë ulje të përdorimit të armëve të paligjshme.
Ai theksoi se masat ligjore të ashpra nuk kanë arritur të pengojnë aktivitetet e paligjshme që lidhen me armët në Shqipëri.
