Cako: Enver Hoxha ka vrarë 2 masonë sapo mori pushtetin, Esat Pasha u qëllua edhe nga francezët
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, konspiracionisti Alfred Cako u shpreh se Enver Hoxha ka vrarë 2 masoë sapo mori pushtetin.
Ai tha se njëri prej tyre është Xhevat Korca dhe se tjetri ka qenë Terenc Toci që Enveri të cilin sipas Cakos e mbyti në ujë.
Cako: Enver Hoxha ka vrarë 2 masonë sapo mori pushtetin. Njëri prej tyre është Xhevat Korca. Ai është personi që ka sjellë kujtimet e Sefi Vllamosit. Dy nga masonët që ndikuan aq vrullshëm në historinë e Shqipërisë janë varë, Esat Pasha dhe Ismail Qemali.
Esat Pasha është vrarë për problemin e naftës sepse nuk binte dakord me kompanitë të Francës. Ai nuk pranonte që ata t’i merrnin gratis dhe ata dërguan konsullin e Torinos dhe ngriti grupin që organizoi kongresin e Lushnjes. Kur është qëlluar Esat Pasha është qëlluar edhe një plumb nga shërbimet franceze. Tjetri ka qenë Terenc Toci që Enveri e mbyti në ujë.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


