Buxhuku: Situata e favorshme për shqiptarët, fokusi i SHBA në Ballkan, përshpejtohet integrimi
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë u shpreh se ky është një moment shumë i mirë për shqiptarët.
Sipas tij, tashmë pas 20 vitesh është rikthyer vëmendja në rajonin tonë dhe është një mundësi që të përshpejtohet integrimi i vendit në BE.
Buxhuku: Unë mendoj se jemi në një moment shumë të favorshëm për shqiptarët. Pse? Sepse pas 20 viteve, interesi i SHBA-së është rikthyer fuqishëm në rajonin e Ballkanit. Kishim një dekadë që ishim jashtë këtij interesi. Rikthimi i luftës së ftohtë në një farë mënyre mes dy blloqeve na e rrit rëndësinë.
Fakti e tregon se SHBA është prezent në vendin tonë edhe me sistemi ne drejtësisë, edhe me forca të armatosura. Kjo mund të hapi lojën, se si i bëhet presion që të anëtarësohet Ukraina në BE, që ka peshë, munde të hapet dhe lehtësohet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, dhe nëse situata vazhdon, mund të kalojë edhe në bashkimin me Kosovën.


