Burg pa afat për noteren/ Prokuroria heton edhe 3 kallëzime të tjera
Gjykata e Tiranës la në fuqi kërkesën e prokurorit për masën burg pa afat ndaj noteres Rezarta Koçi e cila akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Vetë e arrestuara është shprehur se do të fliste në një moment të dytë e ndërsa është shprehur se ndihet e kërcënuar.
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për noteren Rezarta Koci e cila u arrestua një ditë më parë me akuzën e vjedhjes së qytetarëve. Gjyqatari Sokol Tona pasi dëgjoi palet vendosi qe noteria të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për vepren penale të vjedhjes dukë shpërdoruar detyrën.
Nga dosja hetimore rezulton se Rezarta Koçi në cilësinë e noteres ka marrë nga shitësi i një banesë shumën prej 72 milionë lekësh. Sipas prokurorisë pasi palët kanë rënë dakord për të bërë shitblerjen e banesës në llogarinë e noteres ka kaluar shuma e parave e cila qëndron e bllokuar sipas ligjit deri sa të dalë hipoteka e objektit. Në dosje thuhet se Koci ka terhequr shumën e parave nga llogaria dhe nuk ja ka dhënë pronarit që shiste apartamentin.
Në momentin që shitësi ka shkuar për të marrë paratë Rezarta Koci i ka thënë se nuk i ka leket por që do të ia kthente, e për këtë i ka bere gati dhe një akt noterial.
Nga hetimet rezulton se deri më tani nuk i janë kthyer parat personit qe i takonin. Në polici janë dorëzuar edhe 3 kallëzime të tjera për noteren që kanë të bëjnë me mashtrime por deri më tani kallëzimet janë në fazë verifikimi. Gjatë seancës së mbajtur Koci është shprehur se është në gjendje të rënduar dhe se do të fliste në një moment të dytë.
Po ashtu noteria është shprehur se ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar kjo edhe për shkak së pak muaj më parë në makinën e saj shpërtheu një sasi lëndë plasëse për të cilën policia ende po punon për të verifikuar personat përgjegjës.


