Bukë shtëpie, e mirë dhe lirë! Tradita, shpëtim për familjet me shumë anëtarë e pak para

Bukën për familjen, Majlinda Meço nga Mançurishti i Devollit e bën në shtëpi sipas recetës më të thjeshtë shekullore.

Arsyet që rendit janë të shumta.

"Shija dhe çdo gjë është më e mirë."

E para është ajo ekonomike.

Buka e shtëpisë i kushton më pak familjeve me shumë anëtarë dhe pak para.

"Mbi 10 vjet që e bëj bukën vetë, jemi familja me 6 persona, nuk na del."

Për ti ulur edhe më kostot, shumë familje në zonat rurale sigurojnë që në verë grurin dhe e bluajnë vetë në mulli.

E në këto kohë të trazuara, kur thesi i miellit ka kapur çmime rekord, të paktën nuk e kanë këtë shqetësim.

"E marr grurin vetë, e bluaj dhe më lirë është."

Me miell më të kontrolluar dhe trajtimin si për vete, thonë se buka e shtëpisë nuk krahasohet me atë të dyqanit as për shijen.

"Buka e blerë është me shumë fryrës dhe nuk ka të dukur."

Cilësore dhe e lirë, por të bësh bukën vetë ka mundimet e veta, sidomos në fshat.

Përtej dimrit kur thonë se janë më të ngeshme, për gratë është një detyrë e shtuar krahas punëve të tjera në ara.

"Ngrihem në katër dhe i zë bukët, deri në 8 që shkoj në arë, bukët duhet të dalin të pjekura."

Bukës së bërë vetë në shtëpi, i janë kthyer edhe restorantet, por jo nga premisa e kursimit.

Muajt e fundit çmimi i bukës pësoi rritje të menjëhershme dhe gatimi në shtëpi me miell të furnizuar që në verë është shpëtim për banorët e fshatrave.

EMISIONET