Breshëri në Shkodër dëmtoi mbi 350 ha tokë me të mbjella

Reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjelbërta të qytetit të Shkodrës, ndërsa nga njësitë administrative, e vetmja që u godit ishte Guri i Zi.

Në fshatin Kuç dhe zonat perreth rezultojnë 350 hektarë të dëmtuara, kryesisht vreshta, pemë frutore, duhan dhe perime. Fermeri Arben Pashuku tregon se vetëm me faturë janë 1.5 milion lekë dëme të shkaktuara në fidanë. I gjendur në këtë situatë, ai kerkon ndihmën e shtetit.

Drejtues të bujqësisë në bashkinë Shkodër do të kryejnë verifikimet e plota të dëmeve në terren, por për kompensimin kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së linjës dhe qeverisë.

Alban Sekja: Dëmet janë të pallogaritshme në pemtore e ullinj, deri tani evidentohen rreth 350 ha të mbjella me të cilën jetojnë banorët e kësaj zone.

Fenomeni i radhë natyror nga shkodranët nuk mbahet mend të jetë shënuar më parë, të paktën sa i përket 100 viteve të fundit.

EMISIONET