Bregu: Emri i Arben Ahmetajt po lakohet shumë, por SPAK-u nuk e ka fare si objekt hetimi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Sokol Bregu u shpreh se emri i Arben Ahmetajt është duke u lakuar shumë në media, por vetëm SPAK nuk e ka objekt hetimi.

Ai tha se nuk është e nevojshme që t’i dënosh politikanët, por në fakt mjafton që tu marrësh paratë e tyre, por ai shtoi se janë dënuar vetëm me shpërdorim detyre.

Bregu: Po të shohim tani në këto momente ka vetëm një emër, Arben Ahmetaj që nuk është fare objekt i SPAK-ut në këto momente. Të gjitha këto nuk më bindin që mund të kemi një hetim. Unë jam partizan se njerëzit që kanë shërbyer në  politikën nuk ka nevojë që t’i dënosh rëndë, por tu marrësh paratë që u kanë marrë ndaj shtetit, por ata dënohet vetëm me shpërdorim detyre.

Më pas kanë rihyrë në treg dhe janë më fitimprurësit në këtë vend. Merri paratë dhe problemi është shumë i thjeshtë pastaj.  

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET