Bregdeti i Shëngjinit pushtohet nga pushuesit, shkakton trafik të rënduar në rrugë
Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqeruar me trafik të rënduar dhe kaos në levizje.
Situate më problematike ështe krijuar në rrugën që lidh Shëngjinit dhe aksin drejt Milotit.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijoje deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit.
Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojne fluksin e lartë të automjeteve.
Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.