"Braktisni plazhet pa vrojtues!", Neçaj: Në fillim përparësi jetës pastaj luksit, qejfit e pushimeve

Zv.presidenti i Shoqatës së Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpërimit në Ujë, Robert Neçaj gjatë një interviste për emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA foli rreth sigurisë në plazhet shqiptare.

Neçaj tha se ka  disa plazhe në shkelje të ligjit dhe në raste të tillë fajin për hapjen e stacionit të plazheve pa vrojtues e ka Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe vetë subjekti.

Sakaq  Neçaj bëri thirrje që pushuesit të braktisin plazhet në të cilat nuk ka vrojtues, pasi sipas tij në fillim duhet ti japin përparësi jetës, pastaj përparësi luksit, qejfit e pushimeve.

Robert Neçaj: Vrojtuesit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit po kapin disa plazhe në shkelje të ligjit, ndoshta sezoni nuk kishte filluar akoma për të pasur fluksin e nevojshëm, pra plazhet të jenë të mbuluara me vrojtues. Fajin kryesor për hapjen e stacionit të plazheve pa vrojtues e ka Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Nga ana ligjore nuk duhet të hapet asnjë stacion pa vrojtues. Është dhe faj i zubjektit që e hap. Në rastet kur plazhet nuk kanë një vrojtues dhe pushuesit duan të bëjnë një ankesë ose janë të pakënaqur me mënyrën se si është hapur plazhi është një faqe tek Ministria e Turizmit që për të gjitha problematikat për sezonin veror mund ti adresojnë aty.

"Unë do t'ju bëja thirrje të gjithë pushuesve që duan të kalojnë pushimet në bregdetin Shqiptar në gjitha plazhet që vërejnë mungsë vrojtuesish të bojkotojnë plazhet. E para ti japin përparësi jetës, pastaj përparësi luksit, qejfit, pushimeve etjer."

EMISIONET