Braka: Kishim shumë vërejtje për hartën e re gjyqësore, ne si avokatë nuk u morëm parasysh
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Fatmir Braka u shpreh se avokatët kishin vërejtje për hartën e re gjyqësore, por nuk janë parasysh.
Ai the ky është një moment shumë delikat që nuk e rregullon procesin e drejtësisë në vend, por krijon kaos në sistem.
Fatmir Braka: Menduam se u vlerësuam, por nuk ndodhi kështu. Na morën mendim sa për të thënë. Kishim shumë vërejtje për hartën e re dhe nuk u morën parasysh. Në të gjitha takimet tona nuk kishte ndërkombëtarë.
Është një moment shumë delikat, nuk e rregullon procesin. E rëndë të jetë vetëm një gjykatë apeli. Krijohet kaos. Lëvizja e avokatëve jo kundër qeverisë, por kundër KLGJ-së.

