Bozheku: Shqiptarët i njohin ligjet e vendeve të huaja, krimi rekruton nga vendet e varfëra
Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, avokatja Enida Bozheku u shpreh se shqiptarët kanë mësuar që të hulumtojnë në legjislacionet e vendeve të huaja.
Ajo tha se Spanja nuk ka ndonjë ligj të fuqishëm sa i takon ndëshkueshmëri, po ashtu edhe Anglia, çka shfrytëzohet nga organizatat kriminale.
Bozheku: Shqiptarët kanë mësuar që të hulumtojnë në legjislacionet e vendeve të huaja. Në Itali para vitit 91 nuk kishte ligj për trafikun, por më pas hyn një ligj në fuqi. Dhe grupet që goditen më fortë nga këto ligje janë shqiptarët që marrin dënimet maksimale.
Fenomeni del jashtë kontrollit në atë që lejohet si fenomen që nuk dëmton shoqërinë. Me format migratore shihen legjislacione të tjera. Spanja nuk ka ndonjë ligj të fuqishëm sa i takon ndëshkueshmëri, po ashtu edhe Anglia. Në aspektin kriminal, sepse këto janë organizata kriminale që rekrutojnë individë në vende të varfëra.


