Borxhi 200 mln euro për OSHEE, Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin 2021

Borxhi 200 mln euro për OSHEE, Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin

Me 74 vota pro dhe 49 kundër, Kuvendi miratoi pasditen e sotme aktin normativ për ndryshimet në buxhetin 2021.

Seanca plenare u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha u shpreh se kryeministri Rama ka marrë më shumë borxh se sa të gjitha qeveritë e vendit bashkë, pas viteve ’90.

Sipas Bashës, këto para nuk kanë shkuar në mirëqenie për qytetarët, apo në shëndetësi e arsim, por kanë shkuar për një grusht të vogël njerëzish që kanë kapur qeverinë.

Por kryeministri Edi Rama e zhvendosi diku tjetër diskutimin.

“Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74%  e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi, kur flisni ju për ato që flisni, është vërtetë për t’u admiruar është guximi që ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”, tha Rama.

Jashtë vëmendjes nuk mbeti dhe vettingu i politikanëve ku kryedemokrati Lulzim Basha foli për aleanca të fshehta kundër nismës.

Rama foli edhe për ngritjen e Akademive të Barinjve, që u sulmua nga opozita, duke thënë se Akademi të tilla ekzistojnë në të gjithë botën.  

EMISIONET