Bordi favorizon kompanitë apo qytetarët? Ibrahimaj: Nuk ndikon vetëm bursa, por dhe kursi i këmbimit
Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë deklaroi sot se sa i përket akuzave për Bordin e Transoparencës, që favorizon kompanitë e hidrokarbureve dhe jo qytetarët, referuar cmimeve që ata përcaktojnë, tha se në fakt nuk duhet ti referohemi vetëm cmimit në bursë, por dhe këmbimit valutor.
Shqipëria i blen hidrokarburet në dollarë e për pasojë me rritjen e vlerës së tij është paguar më shumë në lekë.
Meqënëse ju ministre drejtoni Bordin e transparencës të hidrokarbureve, vendimet që merr ky bord duket se favorizojnë kompanitë e karburanteve në vedn dhe jo qytetarët pasi çmimet që ju vendoni nuk reflektojnë lëvizjen reale që ndodh në bursë.
"Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e hidrokarbureve, tashmë po bëhet gati nëj vit që operon. Unë ju sfidoj ju dhe këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë e rithënë në raste të përsëritura.
Ju supozoni që bordi merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës por në bazë të interesave që janë në fakt inekzistenete. Që me fillimin e operimit të bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme e të llogaritshme kga kushdo që kërkon informacione.
E kemi ulur marzhin ndjeshëm më shumë sesa në gjysëm të marzheve që operoheshin një vit më parë.
Nga ana tjetër ju thoni që nuk reflektojmë çmimet e bursës. Mund ti referoheni naftës bruto të Crudoil që kanë luhajtje të ndryshme nga çmimet e bursës që ne i referohemi, nga të cilat kompanitë shqiptare tregtojnë e me çmimin e të cilave ato e blejnë.
Përdorim çmimin Plats Sp dhe me atë çmim aplikojmë marzhet e fitimit, taksat dhe një element shumë i rëndësishëm është ecuria e kursit të këmbimit. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe ju e dini që gjatë këtij viti, leku shqiptar është vlerësuar ndaj dollarit, për hir të funkionimit të tregjeve ndërkombëtare. Një element i rëndësishëm që kalkulohet çdo ditë në çmimet e bursës është dhe kursi i këmbimit.
Sot paradite kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilluan një konferencë për shtyp me median për investimet në bono thesari. Konferenca u mbajt në kryeministri.
