'Boom' infektimesh nga Covid-19: 1781 raste të reja, asnjë viktimë dhe 111 pacientë të shtruar në spitale

Asnjë viktimë dhe 1781 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 919 raste të reja, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.
Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,781
Të shëruar në 24 orë 278
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 8,105
Testime totale 1,516,613
Raste pozitive 216,686
Raste të shëruara 202,664
Raste Aktive 10,789
Humbje jete 3,233
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,155
Fier 1009
Durrës 914
Elbasan 757
Shkodër 690
Vlorë 688
Berat 380
Gjirokastër 392
Lezhë 308
Korçë 261
Dibër 145
Kukës 90


