BOOM - E premtoi në 2019, por Veliaj lë Yzberishtin pa ujë, banorët: Disa orë vjen, nuk pihet!
Prej vitesh banorët e zonës së Yzberishtit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për shkak të mungesë së rrjetit.
Ky problem është bërë më shqetësues gjatë ardhjes së muajve të nxehtë të verës, ku kërkesa për ujë rritet ndjeshëm.
Në viitn 2019 bashkia e Tiranës deklaroi se ka nisur investimin për një linjë të re tranmetimi nga bovilla në Yzberisht, për të zgjidhur kështu problemin e këtyre banorëve me ujin.
Veliaj: Kjo shënon dhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë “Tirana ujë 24 orë". Do të fillojmë menjëherë punën me impiantin për ta çuar deri ne dyfish sasinë e ujit. Nga shtimi i këtij impianti do te përfitojë kryesisht zona e Yzberishtit. Me impiantin që dyfishohet dhe me një linjë të dedikuar transmetimi nga Bovilla direkt në Yzberisht ne zgjidhim përfundimisht problemet e ujit dhe viti 2019 do të jetë një vit suksesi.
Ndërkohë, qytetarët nga ana tjetër nxjerrin në pah gënjeshtrat e kryebashkiakut Veliaj, të cilët shprehen se jo vetëm që nuk kanë ujë 24 orë, por as pak orë vjen dhe nuk është i pijshëm.
"Nuk kemi ujë 24 ore. Nga rrjeti vjen vetëm ca ore ne ditë. Ne e sigurojmë me depozita."
"Ujin që marrim nga rrjeti s’e pimë, sepse nuk është cilësor dhe është i pisët."
"E përdorim vetëm për të larë, ndërsa për të pirë e blejmë dhe na kushton shumë."
Ndërsa administratori i një pallati në Yzberisht thotë se uji vjen me orar dhe se uji nuk është i pijshëm sepse vjen i ndotur.
"Nuk kemi ujë 24 ore. Vetëm 2 herë në dite vjen nga rrjeti nga 1 orë. Bashkia i ka llafollogjira, bëra këtë e atë, por realiteti është ndryshe. Depozitat janë të pista dhe ne nuk mund ta pimë atë ujë që depozitohet aty. Harxhojmë lekë për ta blerë ujin ne. Duan kohe ata ta zgjidhin këtë problem, lere ca flasin kot."

