Bojkoti pa afat i avokatëve, 76 seanca të shtyra në 1 javë në Gjykatën e Beratit
Revolta e avokatëve për të mos qenë pjesë e seancave si formë protestë ndaj hartës së re gjyqësore po vijon edhe në qytetin e beratit. Në total llogaritët një numër i lartë i masave të cilët janë shtyrë e ndërsa kreu i dhomës së avokatisë shprehet se avokatët kërkojnë një dakordësi dhe kompromis më qëllim fillimin e punës normale
Bojkoti pa afat i avokatëve ka sjellë pezullimin dhe shtyrjen e shumë seancave gjyqësore në Berat.
Vetëm gjatë periudhës 30 Qershor - 6 Korrik 2022 në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, nga 150 seanca gjyqësore në total 76 seanca gjyqësore janë shtyrë për mungesë të avokatit, ndërkohë që 74 seanca janë zhvilluar me kërkesë të vetë palëve, që kanë kërkuar të mbrohen vetë.
Bojkoti i avokatëve, që duket se do të zgjasë ende pa afat, ka sjellë shumë probleme mes palëve, sidomos në ato raste kur palën në gjykim ndodhen jashtë vendit dhe kanë prokuruar avokatët e tyre për ndjekjen e çështjeve që kanë në ngarkim.
Anëtari i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve Shqiptar, Arhen Berati ka theksuar se sistemi i drejtësisë po shkon drejt kolapsit, për sa kohë që KLGj-ja nuk pranon të ulet në bisedime me avokatët dhe të ndryshojë vendimin e marrë për hartën e re gjyqësore.
Përveç qytetit të Beratit situata e bojkotit po vijon njëkohësisht edhe në disa qytete të tjera.
Ky bojkot erdhi si revolt e hartës re gjyqësore e cila parashikon shkrirjen e disa gjykatave në vend.

