Bojkoti në ditën e katërt, Pedagogët: Rektorët të reagojnë, po ushtrohet presion
Në ditën e katërt të protestës, që e cilësuan kombëtare, pedagogët u kërkuan rektorëve që të mbajnë një qëndrim lidhur me bojkotin.
"Nëse nuk mbajnë një qëndrim të caktuar, do të ngelni në histori si oskurantist , që duan ta mbajnë universitetin në këtë gjendje kënete, " tha Aleksandër Kovaçi.
Prej nisjes së protestave në 15 shtator drejtuesit e universiteteve të Tiranës kanë refuzuar t`ju bashkohen pedagogëve apo të mbështesin publikisht kërkesat e tyre.
Madje të pakët në numër kanë qënë edhe dekanët që kanë dalë krahë profesorëve.
"Çdo njeri që nuk i ka vjedhur universitet dhe studentët, e ftojmë që ti bashkohet protestës," tha një pedagog.
Edhe mes pedagogëve ka përçarje.
Ata që protestojnë thonë se ndaj kolegëve që qëndrojnë në auditore po ushtrohet presion.
"Ka njëfarë presioni ndaj pedagogëe. Janë ndarë në dysh, një pjesë heziton, një pjesë e mbështet," tha një tjetër.
Njësoj si profesorët edhe studentët ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me bojkotin.
"Kam ardhur të mbështes protestën e pedagogëve për një pagë dinjitoze.
Kemi nevojë për pedagogë, për këtë punë kemi ardhur," thonë dy studentë.
Kërkesat mbeten të njëjta, me të parën në listë rritjen e pagave që nuk kanë ndryshuar prej vitit 2004.
"Sistemi lëngon sepse financimi për arsiminim nga viti në vit shkurtohen," tha një tjetër.
Pedagogët thonë se vitet e fundit kanë munguar investimet në laboratore duke u krijuar probleme në mësimdhënie.
"Unë bëj nëpër laboratore, me një ampulë, tre studentë, dnërkohë që duhen tre studentë me tre ampula secili," tha një tjetër.
Mëngjesin e të enjtes Kryeministri Edi Rama përsëriti përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të ketë rritje pagash.
Pedagogët ja dhanë përgjigjen në protestë duke njoftuar vazhdimësinë e bojkotit.
"Çdo ditë ne kemi bojkot."
Teksa zhvillohej protesta, Minstrja e Arsimit Evis Kushi zhvilloi vizita në dy universitete ku uroi studentët për nisjes e vitit akademik por duke mos dhënë asnjë qëndrim në lidhje me kërkesat e atyre që i quan kolegë të saj.


