Bllokohet kalimi në Unazë/ Banorët e zonës së "Brrylit" protestojnë: Këtu është kasaphanë... A ka shtet apo jo?

Banorë të zonës së Byrrylit në Tiranë janë ngritur në Protestë për të kundërshtuar ndërhyrjen e striukturave të Bashkisë për mbylljen e një kalimi në Unazën, ç'ka sipas tyre i pengon në jetën e përditshme.

Gazetari Isa Myzyraj, ndodhet mes tyre, duke sjellë shqetësimin.

" Këtu është kasaphanë. Para një ore që ishit ju u fshehën nëpër lokale këto. Sapo iku media dolën këto. I kemi bërë kërkesë Komisariatit nr.1. E kemi bërë kërkesën më datë 17, pezullim vendimi sepse është mosha e tretë dhe e katërt. Lidhet ambulanca e specialiteteve nr.1 dhe e lagjes nr.2. Ku do shkojnë këto banorë? Nuk bëhet me forcë", u shpreh një prej banorëve.

"Janë dy ambulanca, ambulanca 1 dhe Irakiani. Ne kemi fëmijë, duhet të bëjmë bashkëpunim, të na vendosin vijat e bardha, të kalojmë, të çojmë fëmijët. Tani ne me fëmijë në krahë, ti marrim ti çojmë në fund tek "Brryli" të kthehemi lart për ti çuar në ambulanë. Ka shtet apo nuk ka shtet?", u shpreh një protestante tjetër.

EMISIONET