Shkodra rrezikon të përsërisë përmbytjet e 2011, Harku i Bërdicës i pakalueshëm për mjetet e uleta
Ora 14:53
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata raporton për shkarkime të mëdha nga HEC-et.
"Situata po merr përkeqësim me ritme të larta dhe rrezikohen të përsëriten episodet ngjashëm me përmbytjet e 2010-2011"
Harku i Bërdicës është bërë i pakalueshëm për mjetet e uleta
Ora 13:17
Bllokohet harku i Bërdicës, prezencë uji në rrugën që lidh Shkodrën me Tiranën
Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në rrugët në vend.
Është bllokuar harku i Berdicës
Prezencë e ujit në rrugën që lidh Shkodrën me Tiranën ka vështirësuar kalimin e mjeteve.
Në video dallohet se mjetet e kanë të pamundur kalimin.

