“Bllokada në Kosovë vazhdim i ideologjisë së Millosheviçit”, Balliu: Ballkani i Hapur për të fshehur planet e Vuçiç dhe aleatëve të tij

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Balliu shkruan se Serbia e Vuçiçit të Millosheviçit ka vendosur bllokadë në territorin e Republikës së Kosovës dhe me këtë akt vërteton se vazhdon ideologjinë e Millosheviçit.
Ish-deputeti demokrat thotë se përmes Ballkanit të Hapur, Vuçiç dhe aleatët e tij kanë arritur të fshehin planet e vërteta të tyre.
Postimi i plotë:
VUÇIÇ PUTINI I BALLKANIT
Serbia e Vuçiçit të Millosheviçit ka vendosur bllokadë në territorin e Republikës së Kosovës.
Me këtë akt Serbia vërteton se i mbetet dhe vazhdon ideologjinë e Millosheviçit.
Vuçiç ka paralamëruar me gjuhën Millosheviçjane Perëndimin se nëse qeveria e Kosovës kalon Ligjin e Reciprocitetit, Presidenti Serb do të kthenjë një përgjigje të ashpër ndaj këtij ligji të një shteti sovran.
Europa dhe bota demokratike duhet ta shikojnë dhe të kuptojnë qartë që Vuçiçi nuk është asgjë më shumë apo më pak se një Putin i vogël me dashuri për Millosheviçin, që si themel të politikave të tij ka luftën dhe racizmin.
Vuçiç dhe aleatët e tij në Ballkan janë rrezik për stabilitetin në rajon.
Deri më sot Vuçiç dhe aleatët e tij kanë arritur të fshehin planet e vërteta të tyre nëpërmjet nismave si Ballkan i Hapur dhe fotografi me politikanë perëndimor.
Serbia e Vuçiçit nuk ka asnjë ndryshim nga Serbia e Millosheviçit.

