Blegtorët në pikë të hallit, në vështirësi nga rritja e çmimeve, nga shteti nuk mbështeten

Blegtorët në fshatrat e Vlorës janë në pikë të hallit.

Rritja e përgjithshme e çmimeve i ka vendosur në vështirësi të mëdha.

“Jemi vështirësi, është shumë vështirë që t’i mbajmë.”

Shtrenjtimi i plehrave kimike e kostot e larta të punimit të tokës i kanë detyruar të heqin dorë nga bujqësia.

“I kam lënë kështu lëndina, sepse është bërë 20 mijë lekë plugimi, 15 mijë freza, 18 korrja dhe nuk ia dalim dot.”

Edhe pse mes vështirësish thonë se ndihmë nga shteti nuk kanë përfituar.

Shumë prej tyre as nuk e kanë marrë mundimin të aplikojnë për skemat mbështetëse pasi vitet e shkuara nuk kanë rezultuar fitues.

“Kemi aplikuar dhe nuk kemi marrë asgjë. Na kanë premtuar, por nuk ka dhënë mbështetje.”

Qeverisë i bëjnë thirrje t'i kthejë sytë nga fshati.

“Shteti të lëvizë pak nga vendi dhe të subvencionojnë që të shtojmë pak bagëtitë.”

Por teksa blegtorë e bujq thonë se nuk gjejnë mbështetje, e nuk përfitojnë nga skemat mbështetëse përfaqësues të institucioneve shtetërore shpjegojnë rastet kur gabohet nga ana e tyre në aplikim.

“Defekti është tek mos plotësimi i numrit të krerëve, ose nuk paguajnë sigurimet shoqërore dhe skualifikohen.”

Për shkak të të gjithë vështirësive numri i blegtorëve e bujqve është ulur me gati 30%.

EMISIONET